Policia e Maqedonisë së Veriut e kapi të arratisurin e dënuar për vrasje, dhunë dhe dëme tjera

Një i dënuar për vepra të ndryshme penale, është arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut pasi nuk e kishte mbajtur gjithë dënimin në Burgun e Idrizovës, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor në rajonin e Kisella Vodës e kanë arrestuar 38 vjeçarin S.K. nga Shkupi. Ai ka qenë në kërkim me Fletarrestim nga Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit me burg prej 3 viteve, 4 muajve dhe 17 ditëve, nga gjithsej 12 vite e 4 muaj”, sqarojnë nga MPB-ja.

Raportohet që ai ka qenë i dënuar në bazë të nenit 123, 386 dhe 243 nga Kodi Penal, për çka do të vazhdojë të mbajë burgun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button