RMV, u arrestua 33 vjeçari pasi pa dokumente të nevojshme me veturë ka bartur dru për zjarr
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 33 vjeçarin nga Tetova si të dyshuar për bartjen e transportit të druve pa dokumentet e nevojshme, transmeton Portalb.mk.
“Në Merovë të Tetovës, punonjësit policor nga SPB Tetovë kanë arrestuar 33 vjeçarin J.A. nga Paniçari i Shkupit, i cili me veturën e tij “Volkswagen Golf”, pa dokumente ka bartur dru për djegie”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.
Për vazhdimin e procedurave, vetura me dru është dërguar deri të Policia Pyjore.