RMV, më 22-29 nëntor do të mbahen “Ditët e edukimit mediatik”

Nga 22 deri më 29 nëntor do të mbahen Ditët e treta të edukimit mediatik (DAM 2021). Gjatë tetë ditëve, nën moton “Virtual apo real – rregullat janë të njëjta! Le të jemi mediatikisht të arsimuar” do të mbahen një sërë aktivitetesh kushtuar ndërtimit dhe zhvillimit të vetëdijes kritike tek fëmijët dhe të rinjtë, por edhe grupet e tjera të synuara që lidhen direkt ose indirekt me ta, transmeton Portalb.mk.

Në organizimin, edhe këtë vit, u bashkangjiten një numër i madh i anëtarëve të Rrjetit dhe mbështetësve të tyre: Instituti Maqedonas për Media dhe IREX, Instituti për Studime të Komunikimit, PINA, Planet-M, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Instituti RESIS. , Universiteti i Evropës Juglindore, Forumi Arsimor Rinor dhe Radio MOF, Fondacioni Metamorfozis, Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë, Konedu Global, MRT dhe Ballë për Ballë (lice v lice).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button