Reformat në drejtësi në rend dite në Bruksel, Mariçiq do të takohet me Varhejin dhe Rejnders

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq nga sot do të qëndrojë në një vizitë pune disa ditore në Bruksel. Është planifikuar të takohet me komisionerin e BE-së për zgjerim, Oliver Varhei dhe komisionerin për drejtësi, Didier Rejnders, transmeton Portalb.mk.

Temat e bisedimeve, siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, do të jenë eurointegrimet e  vendit, reformat në drejtësi dhe sundimi i së drejtës.

Në Bruksel, ministri i Drejtësisë do të takohet edhe me ushtruesin e detyrës së drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për fqinjësi dhe negociatat e zgjerimit, Mihaela Matuela, si dhe me eurodeputetët Tanja Fajon dhe Irena Joveva nga Sllovenia, Tonino Picula nga Kroacia dhe Andreas Schuder nga Austria.

Kjo është vizita e dytë e punës së Mariçiqit në Bruksel këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button