Në Tetovë vetëm barazim (VIDEO)

Ndeshja e cila ka tërheqë vëmendjen më të madhe në duelet gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futboll, ka qenë ai që është zhvilluar në Tetovë në mes Shkëndijës dhe Vardarit, por që kaloi pa ndonjë befasi të madhe, duke përfunduar me rezultatin më të padëshiruar për shikuesit 0:0.

Që të dy ekipet ishin shumë të kujdesshme, duke u munduar më shumë të ruajnë portën, se sa të sulmojnë kundërshtarin. Kështu që të dy ekipet ndeshjen kthyese që do të luhet në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, do të jenë pa erpësi.

Dy rastet më të mira ishin në pjesën e dytë. Nikoqirët përmes Muratit, i cili në minutën e 66-të, goditi shtyllën kundërshtare të portës së portierit mysafir, Miliq, ndërsa shkupjanët patën rast në minutën e fundit shtesë që përmes Llazarevskit i cili sapo u fut në lojë si zëvendësues, për disa centimetra të mos jetë preciz. 


Në duelin tjetër Teteksi ka mundur Sileksin në Kratovë me rezultat minimal 1:0 dhe kështu do të jetë në epërsi të madhe në ndeshjen kthyese./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button