Sheqerinska: Të dielën ta dënojmë qeverinë

Kandidati për kryetar i komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe deputetja e LSDM-se Radmilla Sheqerinska, dhanë një deklaratë të përbashkët për media, para “ringshpilit” të vendosur në Shkup.

Zhernovski tha se raundi i tretë i zgjedhjeve në Qendër, bëhet me qëllim që të merret kohë dhe që të përfundohet shëmtimi i Shkupit.

“Ky ‘ringshpil’ është sinonim i panagjyrëve. Shumë përmendore u vendosën kur u pa qartazi hupja e Todoroviqit. Lajmi i mirë është se kanë ngelur vetëm edhe 4 ditë deri tek momenti kur qytetarët do të vendosin për ti dhënë fund shëmtimit të Shkupit” tha Andrej Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button