Komuna e Gostivarit hesht për largimin e 200 punëtorëve nga puna

Komuna e Gostivarit nuk do ti komentojë akuzat e bëra nga Rinia e Rilindjes Demokratike Kombëtare. Kështu shkurtë janë përgjigjur nga kabineti i kryetarit të ri të kësaj komune, Nevzat Bejta.

A do të thotë që heshtja është pranim? pyeti Portalb. 

“Ky mbetet qëndrimi i komunës. Nuk i komentojmë akuzat e RRK” u përgjigjën nga Kabineri i Bejtës për Portalb.

RRK sot akuzoi Bejtën se si kryetar derisa priste qytetarët me llokume, në anën tjetër ka përjashtuar nga puna rreth 200 persona të punësuar në komunë dhe ndërmarrjet komunale. 

RRK thekson se kërcënimet me largime do të vijojnë edhe ndaj të punësuarve të tjerë profesionist.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button