SHGM: Edhe Brukseli e thekson se mediet në Maqedoni nuk janë objektive

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka nxjerrë në spikamë vërejtjet e Komisionit Evropian në sferën e mediave duke konstatuar se vlerësimi negative nuk mungoi as edhe nga ky institucion. 

Më poshtë lexoni deklaratën e SHGM-së

Komisioni evropian dje publikoi raportin për përparimin e Maqedonisë në kuadër të dialogut në nivel të lartë, ku është konstatuar progres në reforma, por edhe moszbatim të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike të një marsit.

“Komisioni anketues duhet të formohet, pushteti dhe opozita duhet të miratojnë memorandum për mirëkuptim për euro-integrimet dhe çështja me gazetarët duhet të zgjidhet sepse ata për fat të keq u bëjë pjesë e këtij problemi edhe pse nuk bënë asgjë të keqe”, deklaroi komisari Fule në konferencën e djeshme për shtyp në Bruksel.

Në raport, KE përkujton qeverinë se nuk i ka përmbushur obligimet e dala nga marrëveshja e një marsit për të ripërtërirë dialogun me gazetarët.

“Besimi duhet të rikthehet dhe çështjet nga agjenda e Grupit të punës së medias (duke inkuadruar forcimin e servisit publik, përmirësimin e standardeve dhe të etikës profesionale të gazetarëve dhe vendosjen e një sistemi vete rregullimi në media) të zgjidhen”, thuhet të raport.

Lidhur me miratimin e ligjit të ri për media, Komisioni evropian thekson se e rëndësisë thelbësore është që procesi i miratimit të çdo legjislacioni për media dhe për lirinë e shprehjes të jetë inkluziv dhe të përfshijë të gjithë palët e interesuara.

“Nuk ka pasur progres lidhur me rritjen e transparencës të reklamave qeveritare në media, që po ashtu ka qenë pjesë e agjendës së Grupit të punës”, konstaton KE.

Brukseli është i shqetësuar edhe për praninë e vetëcenzurës në media, për nivelin e ultë të mbrojtjes së të drejtave sociale të gazetarëve dhe se publiku ka qenë i privuar nga e drejta për të pasur qasje deri te raportimi objektiv në media.

“Për më tepër,  gjatë zgjedhjeve lokale në mars, monitorët kanë vërejtur mungesë të raportimit të balancuar nga sevisi publik dhe nga televizonet private”, thuhet në raport.

Krahas përparimit për dekriminalizimin e shpifje dhe ofendimit, KE fton qeverinë të ndërmarrë masa shtesë për të siguruar se gjykatat zbatojnë legjislacionin e ri komfor kërkesave të Gjykatës evropiane për të drejtat  e njeriut.

Edhe përfaqësuesi i lartë i BE për politikë të jashtme dhe siguri Ketrin Eshton dje në Shkup ftoi qeverinë për dialog me mediat dhe sektorin civil.

“BE me vëmendje ndjek zbatimin e marrëveshjes së një marsit, veçanërisht formimin e Komisionit anketues dhe dialogun me median. Inkurajoj liderët politik t’i kapërcejnë mospajtimet dhe të krijojnë një frymë të re të bashkëpunimi politik”, deklaroi Eshton. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button