Nikolic: Kufiri ynë është në Prishtinë, jo në Mitrovicë

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikollic ka thënë se përkundër presionit të “heshtur” nga Brukseli për arritjen e marrëveshjes, Beogradi nuk do të zmbrapset nga qëndrimi i tij që Prishtina të mos shtrij autoritetin e saj gjithandej zonës veriore të Kosovës.

Në një intervistë për “Hepi TV” shefi i shtetit serb ka thënë se pa Serbi nuk ka Kosovë të pavarur, dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë më shumë presion Prishtinës që të pranoj realitetin dhe zgjidhjen e arsyeshme.

“Por është plotësisht e qartë se ka një kufi të cilin Serbia nuk guxon ta kaloj – ky kufi është shtrirja e plotë e institucioneve të Prishtinës në tërë territorin e Kosovës, posaqërisht shtrirja në katër komunat veriore, sepse kjo do të nënkuptonte që serbët do të zhduken nga ato hapësira”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë Nikolliq ka sqaruar se Serbia, paraprakisht kishte pranuar që Bashkimi Evropian të organizojë dialogun Beograd-Prishtinë, sepse dëshiron që t’i përmbush kushtet e BE-së, dhe t’i ndihmoj vetes që të nis negociatat e të bëhet anëtare e plotfuqishme e klubit evropianl.

Por, ai thotë se nëse dikush do të mendonte atëherë se “këto në të vërtet janë negociata për pavarësinë e Kosovës, do të qoja dorë” sqaron Nikolliq dhe shton se do të linte të gjithë punën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, “ku e ka edhe vendin”.

Lajme të ngjashme

Back to top button