Fituesi i Nobelit, Orhan Pamuk nën hetim për shkak të një romani

Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi dhe nënkryetari i PEN International, Orhan Pamuk, është nën hetim në Turqi nën akuzën se e “ka ofenduar Ataturkun: dhe flamurin turk në romanin e tij “Netët e Murtajës” (Veba Geceleri), njofton Portalb.mk.

“PEN International” kërkoi që autoritetet turke të mos ngritin akuzë kundër fituesit të Nobelit.

Në prill të këtij viti, një avokat nga Izmiri ka dorëzuar ankesë kundër shkrimtarit të njohur turk Orhan Pamuk, duke theksuar se në romanin e botuar në Turqi në mars të këtij viti ka nxitur urrejtje dhe armiqësi në opinion duke e ofenduar Mustafa Kemal Ataturkun – themeluesin e Turqisë moderne dhe se e ka ofenduar flamurin turk.

Prokuroria Publike në Izmir ka ngritur hetim dhe e ka dërguar dosjen në Prokurorinë Publike të Stambollit, e cila ka vendosur që të mos e ndjekë Pamukun. Por, dorëzuesi i ankesës, e ka ankimuar këtë vendim dhe Gjykata Penale para ca kohësh ia ka pranuar, me çka do të fillojë hetim i ri.

“Orhan Pamuk është pasuri nacionale e Turqisë, madhështi letrare, fjalët e të cilit jehojnë në mbarë Tokën dhe duhet festuar si i tillë, por megjithatë ai sërish është i sulmuar për shkak të shkrimit të tij. Autoritetet turke shpesh e shfrytëzojnë ndjekjen penale për shkatërrim të personalitetit që t’i heshtin ata që duan të flasin për disa çështje, a ky rast nuk është përjashtues. Komuniteti i PEN solidarizohet me Pamukun dhe i fton autoritetet që të mos e ndjekin”, tha Burhan Senmez, kryetar i PEN International.

Prhan Pamuk, është fitues i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 2006 dhe nënkryetari  PEN International nga viti 2019-të. Në vitin 2005 u akuzua për ofendim të “Turqizmit” për shkak të komenteve të tij në një intervistë për një gazetë zvicerane, pasi që ka thënë se “30.000 kurdë dhe 1 milion armenë janë të vrarë nga Turqia dhe askush nuk guxon të flet për atë”.

Pamuk ka fituar edhe kërcënime me vdekje për këtë deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button