Kastriot Rexhepi të hënën do të mbajë konferencë për media
Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, i cili gjatë ditës së djeshme nuk ishte prezent në seancën e mocionit të besimit të Qeverisë, të hënën do të mbajë konferencë për media për t’u sqaruar para opinionit. Ai është paraqitur sërish sot nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ju ka bërë thirrje bashkëpartiakëve të tij që të jenë të matur sa i përket veprimeve të tyre, shkruan Portalb.mk.
“Të nderuar miq e familjarë pa marë parasysh bindjeve të juaja politike, Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen që ma jepni. Në ditën në vijim do të kemi rast që të informoheni më shumë drejt për drejt për gjithë çka. Sa i përket mediumeve dhe interesimit të madh që e kuptoj i informoj që paraqitja ime e parë do të jetë të hënën përmes pres konferencës. Për në fund apeloj deri te udhëheqësia e Lëvizjes Besa që të mos ndërmarrë hapa të përshpejtuara që do të sjell dëm në strukturat dhe aktivistët tanë. Emocionet duhet lënë anash dhe veprimet duhet të bëhen me maturi”, ka shkruar Rexhepi.
Kujtojmë se, Rexhepi dje nuk u paraqit fare në Kuvend dhe nuk ishte i kapshëm për anëtarët e partisë së tij, të cilët nuk kishin informacion se ku ndodhet.
Rexhepi paraqitur përmes rrjetit social Facebook. Ai është shprehur se nuk do të votojë për rrëzimin e qeverisë, pasi vendi pret fiklimin e bisedimeve për anëtarsim në BE.
Pas ngritjes së dyshimeve nga ana e Lëvizjes Besa se Rexhepi mund të jetë kidnapuar dhe të njëjtët e paraqitën rastin në polici, Rexhepi ka publikuar edhe një video në Facebook, ku ka thënë se është mirë dhe anëtarët e partisë nuk duhet të shqetësohen për të.
Vota e tij, ishte kyçe për rrëzimin e Qeverisë, për çka seanca ishte planifikuar të mbahej dje. Me që ai nuk u paraqit, opozita nuk kishte shumicë për të votuar mosbesim të Qeverisë dhe votëbesimi dështoi.