RMV, deputeti Kastriot Rexhepi nuk do të votojë për rrëzimin e Qeverisë

Me të nisur seanca parlamentare për votëbesimin e Qeverisë, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka kërkuar 10 minuta pauzë. Xhaferi do të thërrasë Fadil Zendelin që ta drejtojë seancën në mënyrë që Xhaferi të mos llogaritet i pranishëm për kuorum. Në sallë janë të pranishëm vetëm 60 deputetë të opozitës, transmeton Portalb.mk.

Mungon deputeti i Besës, Kastriot Rexhepi. Informatat nga opozita shin se të dy telefonat e Rexhepit ishin të fikur dhe nuk kishte njeri në asnjërën nga banesat e tij. Jozyrtarisht familja e tij nuk ka qenë e disponueshme për kontakt që nga mëngjesi i sotëm.

Megjithatë, Rexhepi është bërë i “gjallë” para disa minutash përmes rrjetit social Facebook. Ai është shprehur se nuk do të votojë për rrëzimin e qeverisë, pasi vendi pret fiklimin e bisedimeve për anëtarsim në BE.

“Një nga kauzat kryesore të mija dhe subjektit politik Lëvizja Besa që i përkas, ka qenë integrimi euro atlantik i RMV. Duke pasur parasysh momentin politik, pas shtyrjes të dorëheqjes nga kryeministri Zaev, për hir të procesit dhe sinjalet e forta nga partnerët strategjik SHBA dhe shtetet e BE-së që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datë për fillim e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të mar pjesë në seancën parlamentare ku duhej të merret vendim me të cilin do vihet në pikëpyetje ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror. Si politikan dhe deputet i përgjegjshëm, mora këtë vendim jo të lehtë duke i vënë interesin e popullit dhe shtetit në radhë të parë”, shkruan Rexhepi në Facebook.

Shteti, shton ai, në këtë periudhë të rëndësishme nuk ka nevojë për krizë politike dhe zhytje në ujëra të turbullta me plot të panjohura.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot mban seancë për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, të iniciuar nga opozita maqedonase dhe ajo shqiptare, por edhe lëvizja Besa, e cila aktualisht është pjesë e Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button