Sot do të zhvillohet komemoracioni francezo-gjerman me rastin e Ditës së Armëpushimit nga Lufta e Parë Botërore

Me rastin e Ditës së Armëpushimit nga Lufta e Parë Botërore dhe Ditës e Zisë Kombëtare, ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Maqedoni do të mbajnë komemoracion në Manastir dhe Prilep, ku do të përkujtojnë së bashku të gjithë të vdekur, të plagosur, të zhdukur dhe të zhvendosur, për viktimat e dhunës dhe të plagosurit nga të gjitha luftërat dhe të gjitha kombet, njofton Portalb.mk.

Në ora 11:00 do të ketë komemoracion në varrezat ushtarake franceze në Manastir, ndërkaq në ora 13:00 në varrezat ushtarake gjermane në Prilep.

Pritet që në komemoracion të marrin pjesë edhe autoritet lokale dhe shtetërore, kori diplomatik, por edhe organizatat qytetare.

Në prani të përfaqësuesve të autoriteteve shtetërore dhe lokale si dhe të trupit diplomatik dhe shoqatave, të pranishmëve do t’i drejtohen ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë dhe ambasadori i Republikës së Francës.

Në komemoracion do të merr pjesë edhe delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button