Sela: Jam i shqetësuar derisa Rexhepi nuk paraqitet me figurë dhe zë
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti Ziadin Sela, para Kuvendin është deklaruar në lidhje me situatën e krijuar, pasi që deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi, nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se nuk do të paraqitet në seancën e Kuvendit dhe me këtë e ka prishur shumicën për rrëzimin e Qeverisë, njofton Portalb.mk.
“Kjo që po ndodh sot është provë për atë që e thash para se të hyjë në Kuvend, se sot rrëzohet Qeveria dhe pastaj qytetarët do të lirohen. Në ndërkohë që flasim, ne nuk e dimë se ku është një deputet, ku ndodhet. Këtë e them nga aspekti njerëzor. Të gjithë ata të cilët kanë njerëzi humaniteti, duhet të shqetësohen, pasi që kemi vetëm një status në Facebook dhe nuk kemi as zë e as prani fizike të Kastriot Rexhepit. Më e rëndësishme është që ai dhe familja e tij të jenë të sigurt, a për atë duhet që të japin përgjigje institucionet e shtetit”, tha Sela.
Për ndodhitë në Kuvend, LEXO: Mickoski e Kasami në Kuvend pasi mungon kuorumi: Apasiev e thirri Xhaferin ta mbajë seancën