Disa banka në RMV do t’i fikin reklamat ndriçuese, pas shpalljes së krizës energjetike

Pasi që Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 9 nëntor shpalli gjendje krize për furnizim me energji elektrike në afat prej 30 ditëve, Asociacioni Bankar i Maqedonisë (ABM) e ka koordinuar anëtarësinë e saj dhe njëzëri e ka mbështetur iniciativën sipas të cilës, të gjitha ekspoziturat dhe objektet qendrore të anëtarëve t’i fikin dritat e reklamave në periudhë prej 30 ditëve, njofton Portalb.mk.

“Me këtë hap, bankat dhe kursimoret kontribuojnë ndaj kursimit të energjisë elektrike dhe japin shembull për sjellje të përgjegjshme shoqërore, e cila plotësisht transmetohet edhe deri te të gjithë të punësuarit tek anëtarët, me rekomandim për shfrytëzim racional të energjisë elektrike jo vetëm në hapësirat e punës, por edhe në shtëpi”, shtojnë nga ABM.

Ata shtojnë se me aksione kolektive të këtij lloji, mund të ndikojmë pozitivisht ndaj sfidave me të cilat përballemi globalisht, siç janë mbrojtja e mjedisit jetësor dhe zvogëlim të efekteve nga ndryshimet klimatike.

Përndryshe në, ABM, janë të anëtarësuara 13 banka dhe 2 kursimore.

LEXO: Qeveria e RMV-së shpalli 30 ditë gjendje krize për furnizim me energji elektrike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button