Në pah fundi i thëngjillit pasi Mbretëria e Bashkuar siguron zotime ambicioze në samitin COP26

Fundi i thëngjillit – kontribuesi i vetëm më i madh në ndryshimin e klimës – është në dukje që falë MB-së të sigurojë një koalicion prej 190 anëtarësh të vendeve dhe organizatave në COP26, me vende të tilla si Polonia, Vietnami, Egjipti, Kili dhe Maroku që shpallën angazhime të qarta për larguar gradualisht energjinë nga thëngjilli, thonë nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

“Angazhimet e sotme, të bashkuara nëpërmjet përpjekjeve të udhëhequra nga MB, duke përfshirë  ‘Deklariatën për tranzicion global nga thëngjilli në energjinë e pastër’, përfshijnë vende të zhvilluara dhe në zhvillim, përdoruesit kryesorë të thëngjillit dhe vendet e cenueshme nga klima. Kjo përfshin 18 vende që për herë të parë angazhohen për të hequr dorë dhe të mos ndërtojnë apo investojnë në energji të re nga thëngjilli, duke përfshirë Poloninë, Vietnamin dhe Kilin,  duke shënuar një moment historik në COP26 në tranzicionin global drejt energjisë së pastër”, thuhet në kumtesë.

Kjo deklaratë, e lëshuar sot, i angazhon vendet në mbarë botën që:

  • Të përfundojnë të gjitha investimet për prodhimin e ri të energjisë nga thëngjilli brenda dhe  jashtë vendit;
  • Të rrisin shpejtë vendosjen e prodhimit të energjisë  së pastër;
  • Të largojnë energjinë nga thëngjilli në ekonomitë, në vitet 2030 për ekonomitë kryesore, ndërsa në vitet 2040 për pjesën tjetër të botës; dhe,
  • Të bëjnë një tranzicion të drejtë larg energjisë së thëngjillit në mënyrë që të përfitojnë punëtorët dhe bashkësitë.

Kjo është në krye të Kinës, Japonisë dhe Koresë, tre financuesit më të mëdhenj publikë të thëngjillit, të cilët angazhohen për t’i dhënë fund financimit jashtë shtetit për prodhimin e thëngjillit deri në fund të vitit 2021, të shpallur vitin e kaluar gjatë Presidencës së ardhshme COP26 të Mbretërisë së Bashkuar. Marrëveshjet në G7, G20 dhe OECD për t’i dhënë fund  financimit publik ndërkombëtar të thëngjillit dërgojnë një sinjal të fortë se ekonomia botërore po kalon tek burimet e riipërtërishme. Kjo mund t’i japë fund mbi 40 GW të thëngjillit në 20 shtete, që është ekuivalente me mbi gjysmën e kapacitetit të Mbretërisë së Bashkuar për gjenerim të energjisë elektrike

“Në Maqedoninë e Veriut, Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur dhe përgatitjen e Strategjisë kombëtare për energji e cila do të trasojë rrugën drejt një energjie më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.  Tani po mbështesim planin e parë të zbatimit të strategjisë (2020 – 2026), një udhërrëfyes i vizionit të plotë të vendit për një tranzicion radikal të energjisë, duke hequr impiantet e linjitit që janë shumë ndotëse dhe të vjetruara dhe duke shkuar drejt alternativave të tilla si energjia diellore, e erës dhe ujit”, deklaroi ambasadorja e MB në Maqedoninë e Veriut Rachel Galloway.

Ajo shtoi se për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar rritjen globale të temperaturës në 1.5 gradë, tranzicioni global drejt energjisë së pastër duhet të përparojë katër deri në gjashtë herë më shpejt se aktualisht.

“Duke qenë se thëngjilli është kontribuesi i vetëm më i madh për ndryshimet klimatike,  heqja e tij dhe ofrimi i një tranzicioni të shpejtë dhe gjithëpërfshirës drejt energjisë së pastër është thelbësor nëse duam të mbajmë gjallë zotimin prej 1.5 gradë”, shtoi Galloway.

28 anëtarë të rinj janë nënshkruar sot në Aleancën më të madhe botërore për të larguar thëngjillin, Aleanca për energji pas thëngjillit (PPCA) e nisur dhe bashkëkryesuar nga MB. Kili, Singapori dhe Durbani janë bashkuar sot me mbi 150 vende, kombe dhe biznese, duke përfshirë partnerët  financiarë NatWest, Lloyds Banking, HSBC dhe Export Development Canada. Kjo llogaritet për mbi 17 trilion dollarë asete tani të angazhuara për qëllimet e PPCA-së për të larguar thëngjillin.

Ka pasur gjithashtu një ulje prej 76% të numrit të termocentraleve të reja të thëngjillit të planifikuara në nivel global gjatë 6 viteve të fundit, që do të thotë anulimin e 1000 GW të impianteve të reja të thëngjillit që nga Marrëveshja e Parisit, afërsisht ekuivalente me rreth 10 herë kapacitetin total gjenerues më të lartë të MB.

Marrëveshja e sotme globale për të kaluar nga thëngjilli në energji të pastër është mundësuar falë një numri iniciativash të tjera të organizuara nga MB, duke përfshirë:

  • Nuk ka energji të re nga thëngjilli: Po shihet fundi i ndërtimit të energjisë së re nga thëngjilli. Nisja e marrëveshjes Jo energjisë së re nga thëngjilli nga 6 vende të Dialogut në nivel të lartë të KB-së në shtator, i pasuar nga zotimet në Deklaratën globale të tranzicionit nga thëngjilli në energji të pastër. Kjo do të thotë se deri në fund të këtij viti, të gjitha financat e reja publike për termocentralet e thëngjillit do të jenë ndërprerë, ndërsa në vend të kësaj me investime gjithnjë e më shumë të përqendruara në përshpejtimin e tranzicionit drejt burimeve të energjisë së pastër si energjia e erës dhe diellit, që tani është më e lirë se prodhimi i thëngjillit në shumicën e shteteve. Kjo përshpejton momentin global që është në rritje për t’i dhënë fund fuqisë së re nga thëngjilli, të demonstruar nga kolapsi i 76% në planifikimin global për ndërtim të termocentraleve të reja nga thëngjilli që nga Marrëveshja e Parisit në 2015.
  • Mbështetja e ekonomive në zhvillim:  Përveç kësaj, ekonomitë e mëdha në zhvillim kanë njoftuar planet për të përshpejtuar një tranzicion të drejtë nga thëngjilli në energjinë e pastër. Kjo përfshin Partneritetin e Afrikës së Jugut për tranzicion të drejtë me vlerë prej 8.5 miliardë dollarësh, si dhe Indonezinë dhe Filipinet që ranë dakord për një partneritet novator me Bankën Aziatike për zhvillim për të mbështetur pensionimin e hershëm të impianteve ekzistuese të thëngjillit. Njoftime të tjera financimi priten sot në COP26.
  • Mbështetja e ekonomive me përdorim të lartë të thëngjillit: Shtetet me gjenerim të konsiderueshëm të energjisë së thëngjillit dhe minierash përballen me sfida të mëdha sociale dhe financiare në tranzicionin nga thëngjilli.  Këshilli për tranzicion të energjisë (ETC) i Mbretërisë së Bashkuar COP26 mobilizon dhe koordinon  ndihmën e nevojshme  për të mundësuar që ekonomitë me përdorim të lartë të thëngjillit të kalojnë në mënyrë të barabartë nga thëngjilli, duke bashkuar 20 qeveri dhe mbi 15 institucione ndërkombëtare për të përshpejtuar kalimin nga thëngjilli në energji të pastër si pjesë e rimëkëmbjes ekonomike të gjelbër. Për shembull, Institucioni për reagim të shpejtë i Këshillit për tranzicion të energjisë ofron asistencë teknike, rregullatore dhe tregtare me veprim të shpejtë për vendet, ndërsa tashmë i është përgjigjur 24 kërkesave në një sërë fushash, duke përfshirë efikasitetin e energjisë në Filipine dhe menaxhimin e rrjetit në Egjipt.
  • Sigurimi i një tranzicioni të drejtë: Sot qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar gjithashtu një Deklaratë të re ndërkombëtare për tranzicion të drejtë, që  siguron largimin nga industritë e thëngjillit me lirim të lartë të karbonit të rezultojë me një të ardhme të qëndrueshme, të gjelbër dhe të drejtë, dhe një të ardhme që krijon vende të reja pune me cilësi të lartë dhe përkrah dialogun social lokal në ekonomitë në zhvillim dhe ato të reja. Deri më tani, koordinuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, 12 vende kanë nënshkruar, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Komisionin e BE-së, duke mbuluar një spektër të gjerë të financimit të donatorëve botërorë, tani duke shkuar drejt një tranzicioni të drejtë për bashkësitë anembanë botës.

Mbretëria e Bashkuar tashmë po realizon  shumë nga angazhimet më ambicioze për energji të pastër në mesin e ekonomive më të mëdha në botë, duke u zotuar të largojnë  plotësisht energjinë e thëngjillit deri në vitin 2024, duke çuar përpara prodhimin e energjisë së rinovueshme me një sistem energjie të dekarbonizuar deri në vitin 2035 dhe duke demonstruar se trajtimi i ndryshimeve klimatike nuk duhet të jetë në kurriz të një ekonomie në rritje.

Midis 1990 dhe 2019, ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u rrit për 78% ndërsa emetimet e karbonit ranë për 44%, ulja më e shpejtë në G7 – energjia e thëngjillit përbën më pak se 2% të prodhimit të energjisë krahasuar me 40%  të pothuajse një dekadë më parë. Këto arritje pasojnë publikimin e Strategjisë për Zero Neto të Mbretërisë së Bashkuar në muajin e kaluar, e cila përshkruan masat për të mbështetur bizneset dhe konsumatorët drejt kalimit në energji të pastër, duke mbështetur qindra mijëra vende pune të paguara mirë dhe duke shfrytëzuar deri në 90 miliardë £ të investimeve private deri në 2030.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button