Humbja e Zaevit në zgjedhje i tregoi rreziqet e “angazhimit të vakët” të BE-së, vlerësojnë nga EPC

Qendra Evropiane për Politika (EPC), një nga think-tank grupet më me ndikim në Bruksel, shpreh shqetësimin për përkushtimin e dobët të BE-së për zgjerimin dhe pasojat e rrezikshme, njofton AIM nga Brukseli, raporton MIA.

Qendra Evropiane për Politika komenton se e ardhmja e politikës së zgjerimit të BE-së po ecën në një drejtim të pasigurt, ndërsa premtimet për Ballkanin Perëndimor tingëllojnë boshe.

Hendeku midis retorikës për mbështetje të zgjerimit dhe veprimeve konkrete është në qendër të kritikave të grupit të ekspertëve, një muaj pasi Komisioni Evropian i publikoi raportet mbi përparimin e reformave në rajon.

Ajo kujton gjithashtu debatet e gjata midis vendeve anëtare të Bashkimit para Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bërdo afër Kranjit, kur po zhvillohej “betejë” nëse fjala zgjerim duhet të figuronte fare në Deklaratën Përfundimtare.

Më në fund fjala zgjerim u përfshi në Deklaratë, por me kushtin që fillimisht Bashkimi të zhvillojë kapacitetin e tij për integrimin e shteteve të reja anëtare.

– Fakti që liderët e BE-së ngecën në semantikë, shënon rënie të re të ulët për një politikë që ndryshe cilësohet si e besueshme dhe strategjike. Por kjo nuk është befasi e madhe, shkruan Qendra, e cila kthehet në premtimin e BE-së të bërë në 2003 në Selanik dhe i kujton bllokadat e ndryshme për zgjerimin, si nga Holanda dhe Franca, si dhe së fundmi nga Bullgaria.

Kriza në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale komentohet edhe si faj i pjesshëm i BE-së.

– Kriza e re politike që është si prushi nën hi në Maqedoninë e Veriut pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev dhe fitores së madhe të opozitës konservatore në tetor 2021 i vë në pah rreziqet e qenësishme të përkushtimit të vakët të BE-së ndaj procesit. Hapja e bisedimeve pë anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat plotësojnë kushtet, thotë BE-ja, është vendimtare për besueshmërinë e BE-së, por përmbushja e të gjitha premtimeve duhet të bëhet shprehi në Union dhe jo vetëm për këto dy vende, vlerëson EPC.

Think-tanku kujton se në 15 vitet e fundit, pavarësisht të gjitha përpjekjeve të Komisionit Evropian për të përmirësuar politikën e tij të zgjerimit për të marrë rezultate më të mira në reforma, procesi nuk është i frytshëm, gjyqësori nuk është në nivelin e duhur, korrupsioni, liritë e medias. dhe krimi i organizuar mbetet një gjemb në këmbë, duke përfshirë edhe në vendet që tashmë po negociojnë anëtarësimin, si Serbia dhe Mali i Zi.

Në planin ekonomik dhe social, rezultatet nuk janë më të mira, thekson EPC, dhe pandemia vetëm sa e përkeqësoi më tej situatën.

– Me kalimin e kohës, Komisioni është bërë ekspert në kthimin e çështjeve politike në standarde teknike dhe deri më tani ka arritur ta mbajë procesin në rrjedhë, por kutia e tij e veglave ka kufizime kur bëhet fjalë për demokracinë dhe ndërtimin e kombit ose pajtimin e shoqërive multietnike të pasluftës dhe kontestet dypalëshe, shkruan thinj-tanku.

Sa më shumë që këto pyetje zënë hapësirë ​​dhe kushtëzojnë përparimin e vendeve, aq më shumë mungojnë edhe përgjigjet.

“Është e qartë se reformat nuk janë vetëm çështje kërkesë e BE-së, por varen edhe nga vullneti politik dhe zbatimi i Ballkanit Perëndimor. Që të dyja mungojnë ende në shumicën e vendeve, tha Qendra, duke aluduar për disa prej qeverive autokratike të rajonit.

Pa përcaktim politik, asnjë proces teknik nuk mjafton, thuhet në deklaratën e EPC, e cila u bën thirrje vendeve anëtare të vendosin se çfarë të ardhme duan për politikën e zgjerimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button