150 euro për një votë në Sllupçan

Banorët e fshatit Sllupçan të Kumanovës lajmërojnë se aktivitstë të partive shqiptare në ditën e votimit bëjnë agjitim dhe u ofrojnë atyre nga 150 euro për një votë në dobi të tyre.

“Më erdhën deri në shitore dhe mi ofruan 150 euro edhe mua edhe kushëririt tim. Unë votoj në Shkollën Faik Konica” tha për Portalb një banor, mashkull, 20 vjeçar i cili deshi të mbetet anonim.

Ai tha se rreth tre raste deri më tani i ka parë dhe mund t’i dëshmojë se ofrohen para për një votë. Parregullësitë do ti denoncojë në KKZ.

Portalb kërkon nga OSBE/ODIHR të hulumtojë rastin /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button