Arrestohet anëtarja e këshillit zgjedhor në Aerodrom

Një anëtare e këshillit zgjedhor në lagjen Aerodrom është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi ishte kapur tek po vidhte disa fletëvotime. 

Policia ka gjetur në çantën e saj të dorës gjithsej 4 fletëvotime, me qëllim t’i nxirrte jashtë dhe të votohej sipas metodës së a.q. “Treni bullgar”. 

Kryetari i KZ-së në Aerodrom ka kërkuar nga Policia të ndërhynte pasi e kishte pikasur gruan tek po fustë në çanë fletëvotime. 

Nga MPB informojnë se kanë ndërhyrë disa herë për raste të ngjashme.

Lajme të ngjashme

Back to top button