Protestë e shqiptarëve kundër votuesve nga Shqipëria në Prespë

17.30  Simpatizantë të një partie shqiptare kanë protestuar në vendkalimin kufitar me Republikën e Shqipërisë, lajmëron portali Sky.

Sipas informatave të këtij portali, janë penguar rreth 10 autobusë të ri me banorë nga Shqipëria që të arrijnë në Prespë dhe me ndihmën e letërnjoftimeve të falsifikuara të votojnë për parti politike maqedonase, të cilat u ishin ndarë në gjimnazin e Resnjës. 

Deri në këtë moment, më shumë se 1000 shtetas shqiptarë kanë votuar në Prespë, pa ndonjë problem.

Ndërkaq, në më shumë lokacione të banuara me popullatë rome në Manastir janë duke u shpërndarë shuma të mëdha të parave për t’u blerë votat. Romët e lagjes Bair deklarojnë se para po ndahen në disa shtabe, njofton A1.

****************************

14.30 Banorët e rrethit të Ohrit njoftojnë për portalin A1on se nëpërmjet pikëkalimit kufitar Shën Naumi, nga Shqipëria janë duke hyrë persona të organizuar për votime në qytetin e Ohrit. 

Sipas banorëve të Peshtanit, deri më tani kanë kaluar 15 furgona dhe 3 autobusë të mëdhenjë. Nëpër furgnoa sipas tyre ka pasur mes 16 dhe 20 persona, kurse nëpër autobusë ka pasur edhe nga 50 persona. 

Në ndërkohë thonë se për disa qytetarë që kanë fotografuar këto bartje të qytetarëve maqedonas nga Shqipëria, kanë qenë të legjitimuar nga ana e policisë. 

Këtë hap e mohon zëdhënësi i policisë së Ohrit duke thënë se nuk ka informata për autobusë dhe qytetarë nga Shqipëria duke mohuar legjitimimin e qytetarëve nga ana e policisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button