Sugareski dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Këshillit mbikëqyrës të LSDM-së

Kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të LSDM-së, Goran Sugareski njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga posti partiak për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale, transmeton Portalb.mk.

“Në shenjë përgjegjësie morale për dështimin e zgjedhjeve lokale, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror, jap dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të LSDM-së. Kryerja e funksioneve të larta partiake dhe shtetërore, ndër të tjera, nënkupton përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe anëtarëve të partisë sonë. Në atë drejtim, dorëheqja është kontributi imi për konsolidimin më të shpejtë të partisë dhe kthimin sa më të shpejtë në rrugët fituese”, ka shkruar Sugareski.

Ai shtoi se do të mbetet gjithmonë socialdemokrat dhe se do t’i qëndrojë besnik partisë.

Ndryshe në zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE-ja mori shumicën e komunave me të cilat deri tani ka udhëhequr LSDM, përfshirë edhe Qytetin e Shkupit. Gjithsej VMRO-DPMNE tani do të udhëheqë me 42 komuna dhe Qytetin e Shkupit, ndërkaq LSDM me vetëm 16.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button