Kosovë, 25 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.976, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 25 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.749.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.801 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.267.749 teste.

Të dhënat tregojnë për 9 të shëruar në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.326 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 447.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës. Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button