Berisha zbuloi datën: Kur do e mbledhim Kuvendin Kombëtar të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” në Lezhë, ka deklaruar se më 11 dhjetor do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së. Kujtojmë se kjo lëvizje e Berishës ka ardhur pas përjashtimit të tij si pjesëtarë i grupit parlamentar të PD-së, nga Lulzim Basha. Ky i fundit tha se vendimi për përjashtimin e Berishës e mori pas kërkesës nga SHBA, pasi ish-kryeministri u shpall “non grata” bashkë me familjen e tij për korrupsion, raporton ABC.

“Më 11 dhjetor do mbahet kuvendi Kombëtar i PD-së” njofton Sali Berisha nga “Foltorja” e Lezhës.

Prej disa kohësh, Berisha ka nisur mbledhjen e firmave në mënyrë që të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Nga ana tjetër kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se sa të jetë ai kryetar i partisë nuk ka për t’u mbledhur asnjë Kuvend Kombëtar, që sipas tij merr në shqyrtim vendime të qeverisë amerikane.

Basha tha se Berisha nuk ka asnjë mbifuqi që ia jep statuti i partisë për të thirrur institucionet e partisë.

“Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjen e tij për ta bërë partinë bunker për hallet e tij personale”, tha ndër të tjera Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button