RMV, kovid-19: janë aplikuar mbi 1.6 milion doza vaksinash, kurse 46% e të rriturve janë rivaksinuar

Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 4797 doza vaksine, nga të cilat 734 janë aplikuar si dozë e parë, 876 janë rivaksinuar dhe 3.187 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Përfshirë 28 tetorin, janë vaksinuar gjithsej 804.151 qytetarë, janë rivaksinuar 774.464, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 27.298 qytetarë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, përcjell Portalb.mk.

54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Me një dozë vaksine është imunizuar 57% e popullsisë së rritur, kurse me dy doza 46% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, ndërsa 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.

Përndryshe, dje në vendin tonë u regjistruan 436 raste të reja me Kovid-19, ndërsa 321 ishin shëruar. Nga 11 persona që kishin ndërruar jetë, 7 ishin në 24 orët e fundit. Nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve ka arritur në  201.292 raste, i të shëruarve 187.695, i të vdekurve 7.098, ndërkaq për momentin ka 6.499 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button