Teuta Arifi takohet me Edit Harxhi zv/ministre e jashtme e Shqipërisë

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi mbrëmë në hapësirat e komunës së Tetovës zhvilloi  takim me zëvendësministren e punëve të jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi. 

Gjatë takimit u bisedua për perspektivat e shteteve të rajonit për anëtarësim në BE dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë rajonal për të përshpejtuar proceset integruese me çrast u theksua nevoja e fuqizimit të demokracive lokale si parakusht për funksionimin e demokracisë në nivel qendror. 

Po ashtu në takim u diskutua edhe për mundësitë e shfrytëzimit të fondeve IPA për bashkpunim ndërkufitar si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore, kulturore dhe ekonomike mes Tetovës dhe qyteteve të Republikës së Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button