Të premten në UKIM do të mbahet konferencë studentore për ndryshimet klimatike globale
Unioni i Studentëve të Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup këtë vit për herë të parë organizon konferencë në nivel universitar ku do të flitet për ndryshimet klimatike, transmeton Portalb.mk.
Konferenca studentore do të mbahet të premten, më 29 tetor, në platformën Zoom duke filluar nga ora 10:00.
Siç thonë nga Unioni Studentor konferenca organizohet me qëllim që studentët të marrin njohuri sociale, intelektuale dhe shkencore në temën e ndryshimeve klimatike. Në konferencë mund të marrin pjesë studentë nga të gjitha fakultetet e UKIM-it.
“Qëllimi kryesor i kësaj konference është ndërgjegjësimi i studentëve për ndryshimet klimatike. Nëpërmjet kërkimit shkencor duam t’i inkurajojmë ata të mendojnë dhe të analizojnë zgjidhjet e problemeve me të cilat përballemi. Me këtë, ne si të rinj dhe forcë udhëheqëse e ardhshme e shoqërisë, vendosëm të hedhim një hap për aktualizimin e kësaj teme dhe sensibilizimin e masës.” thanë nga Unioni Studentor.
Në konferencë do të flasin të Fakultetit të Mjekësisë, Inxhinierisë Mekanike, Juridikut, Ekonomisë dhe Shkencave Natyrore dhe Matematikës në UKIM, të cilët do të trajtojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut, aspektet ekonomike, si dhe të drejtat e njeriut si mjet për mbrojte të mjedisit .
Më shumë informacion rreth agjendës dhe lidhjes për përcjelljen e konferencës studentore mund të gjeni në faqen e Facebook të njgjarjes.