AKE-ja: Shfrytëzuesit e numrave pre-paid t’i regjistrojnë numrat e tyre të celularëve

Agjencia për komunikime elektronike u apelon të gjithë shfrytëzuesve të numrava pre-paid që në periudhën e ardhshme t’i regjistrojnë numrat e tyre, për shkak të sigurisë personale dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Me projektin për regjistrimin e të gjithë shfrytëzuesve të numrave pre-paid në vend, të cilin AKE-ja e filloi para do kohësh në bashkëpunim me operatorët mobilë ?-mobile, One dhe VIP, tashmë është tejkaluar praktika me të cilën çdokush mund të shkonte në trafikën më të afërt ose në sallonin e shitjes së cilit do qoftë operator, dhe të blejë SIM kartelë pre-paid pa mos lënë asnjë të dhënë personale.

“Prej tani e tutje nuk mund të blehet SIM kartelë pre-paid pa mos i lënë të dhënat personale të shfrytëzuesit. Shkaku për fillimin e këtij projekti janë të dhënat dhe përvojat që flasin se shfrytëzimi i pre-paid kartelave të paregjistruara mund të shkaktojë pasoja të padëshiruara. Nuk janë të rralla rastet kur kartelat pre-paid keqpërdoren, përdoren si numra anonimë dhe e rrezikojnë sigurinë e shumë qytetarëve”, njoftoi sot AKE-ja.

Regjitrimi mund të bëhet nëpërmjet identifikimit të parapaguesit në vendin e shitjes duke i verifikuar të dhënat nga ndonjë dokument origjinal dhe valid për identifikim, me anë të thirrjes nga ana e parapaguesit në numrin e caktuar ku ai mund të paraqesë të dhënat e kërkuara (?-mobile – 1233, operatori One – 14181, operatori VIP – 140150),  duke i dërguar parapaguesi të dhënat nëpërmjet porosisë së shkurtër tekstuale (SMS) në numrin e caktuar për këtë qëllim, duke i futur parapaguesi këto të dhëna në ueb-faqen përkatëse ose në ndonjë mënyrë tjetër që e ka përcaktuar operatori dhe/ose ofruesi i shërbimeve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button