Vjedhin në supermarket, policia nuk i arreston

Një çift të papunësh hyri në supermarket, vodhi ushqime me vlerë që shkonte deri në 200 euro dhe u përpoq të largohej pa paguar.

Bëhet fjalë për njër rast të ndodhur në qytezën e Treviglio-s në rajonin e Bergamos në Italinë veriore. Burri me origjinë shqiptare dhe gruaja e tij italiane, që të dy të papunë prej pak kohësh, u detyruan të ndërmarrin nismën ekstreme, atë të vjedhjes për të ushqyer pesë fëmijët e tyre.

Pas denoncimit të supermarketit, ata u ndaluan nga policia dhe në çanta iu gjetën ushqime dhe veshmbathje për fëmijë. Të vendosur përballë këtyre të fundit, bashkëshortët pranuan vjedhjen dhe thanë se nuk kishin parë mënyrë tjetër më të mirë për t’u hequr urinë pesë fëmijëve të tyre.

Pas rrëfimit të sinqertë e prekës, që të dy ata u lanë të lirë, edhe pse u kapën në flagrancë, ndërkohë që ndaj tyre është ngritur një padi civile.

Lajme të ngjashme

Back to top button