RMV, 57% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 6830 doza vaksine, nga të cilat 638 janë aplikuar si dozë e parë, 1472 si dozë e dytë dhe 4720 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. përcjell Portalb.mk.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se deri më dje (22 tetor) janë vaksinuar gjithsej 801.326 qytetarë, 769.356 janë vaksinuar me të dyja dozat dhe 10.386 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.
“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Përqindja e të vaksinuarve te personat mbi 18 vjeç me një dozë të vaksinës është 57% ndërsa me me dy doza mbulon 46%.” thanë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut dje regjistroi 411 raste të reja me Covid-19, nga 3,209 testime të kryera. Dje 7 persona ndërruan jetë ndërsa u regjistruan si të shëruar 271. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 199.057, numri i pacientëve të shëruar në 185.931, i të vdekurve 7.019, ndërsa momentalisht ka 6.107 raste aktive. Deri më tani në vend janë realizuar gjithsej 1.357.742 testime për Covid-19.