Serbia ndalon hyrjen e boksierëve të Kosovës

Boksierët e përfaqësueses së Kosovës, në orët e hershme të së shtunës, nuk janë lejuar që të hyjnë në territorin e Serbisë, përmes pikëkalimit kufitar në Dheun e Bardhë, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga pesë anëtarësh, tre boksierë, elektori dhe sekretari i Federatës së Boksit, ishin nisur drejt Serbisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që këtë vit mbahet në Beograd.

Besim Brahimi, selektor i Federatës së Boksit të Kosovës, tha  se autoritetet serbe kërkuan nga sportistët e Kosovës, që si kusht për të hyrë në Serbi, të largonin uniformat me simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Kjo kërkesë nuk u pranua nga delegacioni i Kosovës.

“Ne në Beograd po shkojmë të përfaqësojmë shtetin e Kosovës dhe duhet të paraqitem në mënyrë të barabartë sikurse të gjitha federatat tjera.” tha Brahimi.

Kampionati Botëror i Boksit zhvillohet në Beograd nga data 24 tetor deri më 6 nëntor 2021.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë rreth 650 garues nga 105 shtete. Kosovën në këtë kampionat ishte paraparë që ta përfaqësonin tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button