Moti sot me shi dhe erë të fuqishme

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe me reshje të vazhdueshme të shiut.

Gjatë orëve të mbrëmjes në vendet me lartësi mbidetare mbi 1200 metra priten edhe të reshura bore. Do të fryjë erë e fortë nga pjesa jugore dhe juglindore.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 2°C deri në 9°C, ndërsa ato maksimale ditore nga 8°C deri në 16°C.

Lajme të ngjashme

Back to top button