Januzaj vazhdon të shkëlqejë të United

Adnan Januzaj ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e ekipit U-21 të Manchester United kundër West Bromwich Albion me rezultatin e pastër 2-0. Januzaj shpreson se ekipi i të rinjve të Menjus do të kualifikohet në gjysmëfinale të garës së Premier League për ekipet U-21.

Për sajtin zyrtar të Menjus, ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën për ta arritur këtë synim që ia ka vënë vetes.

“Mendoj se pata paraqitje të mira. Jam i lumtur që asistova në një gol, por tash kemi synime tjera. Është me rëndësi të arrijmë deri në gjysmëfinale. Jam shumë i lumtur me këtë fitore dhe besoj se do të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në ndeshjet tjera”, është shprehur Januzaj, raporton Koha.

Adnan Januzaj, 18-vjeç, në fillim të vitit 2011 u transferua te Manchester United nga ekipi i të rinjve të Anderlecht.

Gjatë javës së shkuar fjalët e mira në drejtim të tij nuk kanë munguar as nga Sir Alex Ferguson.

Lajme të ngjashme

Back to top button