Vaksinimi kundër kovid-19 në Shkup zhvillohet në tri poliklinika: Bukuresht, Jane Sandanski dhe Çair

Vaksina kundër kovid-19 në Shkup, pa dallim nëse është doza e parë, e dytë apo e tretë, aplikohet në tri poliklinikat “Bukuresht”, “Jane Sandanski” dhe “Çair”, tha drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Viktor Isjanovski. Poliklinikat punojnë edhe në turnin e dytë orën 19:00, përcjellë Portalb.mk.

Komiteti nacional për imunizim më 19 tetor rekomandoi se të gjithë që janë vaksinuar dhe rivaksinuar kundër kovid-19 me vaksinat Sinovak dhe Sinofarm, dozën e tretë mund ta marrin pasi të kenë kaluar tre muaj nga rivaksinimi. Vaksinimi me dozën e tretë është me vaksinën ‘Pfizer’ dhe është pa termin në ndonjë pikë vaksinimi në vend.

Për ata që kanë marrë lloj tjetër vaksine, Pfizer, Astra Zeneca ose Sputnik, doza e tretë e vaksinës mund të merret pas 6 muajsh rivaksinimi.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen në masë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të arrihet imuniteti kolektiv dhe do të parandalohet përhapja e mutacioneve të koronavirusit.

Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, dje janë aplikuar gjithsej 2.919 doza vaksine, nga të cilat 565 janë aplikuar si dozë e parë, 1.286 janë rivaksinuar dhe 1.068 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Deri në 20 tetor, janë vaksinuar gjithsej 800.357 qytetarë, 766.521 janë rivaksinuar, kurse dozën e tretë e kanë marrë 2.365 qytetarë. 54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë së moshës nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Mbulimi me vaksinim me një dozë është 57% e popullsisë së rritur, kurse me dy doza mbulohen 46% të qytetarëve mbi 18 vjeç.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button