Kosovë, një i vdekur dhe 17 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se sot janë regjistruar 17 raste me Covid-19, nga 2.355 teste të kryera. Në 24 orët e fundit u regjistrua një viktimë, njofton Portalb.mk.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se sot janë regjistruar 86 persona të shëruar ndërsa 562 persona janë ende aktiv me Covid-19.
Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit me Covid-19, prej tyre 2.974 persona kanë vdekur.
Deri më tani 675.882 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij covid-19 ndërsa 832.075 persona kanë marrë dozën e parë. Ndërkaq në Kosovë është vaksinuar plotësisht 37.9 për qind e popullsisë së përgjithshme.