Rita, frymëzon vetëbesim te britanikët

Rita Ora ka rrëfyer tregim frymëzuese në një video të re, si pjesë e fushates për të inkurajuar vetë-besimin tek adoleshentët britanik.

Këngëtarja është mes disa këngëtarëve britanik, duke përfshirë reperin Wretch 32, të cilët janë duke mbështetur iniciativën e Shërbimit Kombëtar Qytetar të Mbretërisë së Bashkuar Qytetar (NCS), e cila synon të ndihmojë 16 dhe 17 vjeçarët të ndërtojnë  jetën dhe aftësitë e punës.

Yjet kanë filmuar një klip frymëzues që do të shoqërojë fushatën në të cilën ata diskutojnë tregime personale në lidhje me rrugën e tyre të suksesit.

Fushata ka filluar sot (19 mars 2013) ndërsa do të publikohet në web-faqet e dedikuar për të rinjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button