Mexhiti promovon projekt për punësimin e grave

Në komunën e Çairit është bërë promovimi i projektit për punësimin e grave të moshës mbi 35 vjeç. 

Projekti realizohet nga shoqata “Trekëndëshi”, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, ndërsa po i njëjti mbështetet nga Komisioni Evropian dhe financohet drejtpërdrejt nga Fondet IPA.  

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti tha se ky projekt hap perspektiva të reja për pjesëmarrëset në këtë trajnim. 

 “ Ky është vetëm një segment, një iniciativë që këta të kenë qasje më të mirë gjatë punësimit dhe jam i bindur që kjo do t’iu mundëson dhe do ta lehtësojë këtë punë. Por me këtë nuk e zgjidhim çështjen e papunësisë me këtë zbusim çështjen e papunësisë. Ne do të mbështesim projekte të këtilla edhe në të ardhmen në funksion të zgjedhjes së këtij problem që e prek shoqërinë”, tha kryetari i  Çairit, Izet Mexhiti.

Drejtorja e Shkollës fillore “Imri Elezi”, Merita Koxhaxhiku tha se ku projekt është me të vërtetë për t’u përshëndetur sepse i jepet mundësia femrës  t’i realizojë ëndrrat e saja.

 “Nga ana ime po të ketë ndonjë notë më të lartë do ta kisha vlerësuar me notën më të lartë. Kemi pasur nevojë edhe më parë, tash kemi nevojë dhe do të kemi nevojë edhe më tutje, por shumë mirë është se i  jepet femrës mundësi ta tregojë veten, t’i tregojë aftësitë dhe posaçërisht femra shqiptare për të dëshmuar se për çfarë është e aftë”, u shpreh Merita Koxhaxhiku, drejtore e Shkollës fillore “Imri Elezi”

Në këtë projekt do të jenë të kyçura 35 gra, ndërsa projekti përveç në Komunën e Çairit do të realizohet edhe në komunat tjerë si në Tetovë, Gostivar dhe Saraj.

Lajme të ngjashme

Back to top button