RMV, paraburgim për 43 vjeçarin i cili dje në mbrëmje ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës për shkak se nuk i dhanë para

Prokuroria ka filluar hetimet për rastin e mbrëmjes së djeshme kur një 43 vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë familjare ndaj gruas dhe vajzës për shkak se këto dyja së fundmi kishin refuzuar t’i jepnin para atij, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Gostivar filloi procedurat kundër 43 vjeçarit nga Gostivari, për të cilin ka dyshime se ka kryer vepër penale – Lëndim trupor në bazë të nenit 130, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe Kërcënim i sigurisë në bazë të nenit 144, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria, duke theksuar se deri në Gjykatën e Gostivarit ka propozuar paraburgim për të dyshuarin.

Raportohet që dje rreth orës 22:30 ai në shtëpi filloi të përleshet, duke shkaktuar edhe lëndimet trupore.

“Ai kërkoi të holla, por në momentin kur gruaja i tha që nuk ka, ai filloi ta godet me shuplaka. Pastaj kërkoi të holla edhe nga vajza, por në momentin që nuk i dha, tentoi të merr telefonin e saj për ta shitur”, raportojnë nga Prokuroria, duke theksuar që në momentin që vajza ka tentuar të njoftojë policinë, ai ka filluar të sulmon me thikë dhe rrip, duke shkaktuar edhe lëndime te gruaja. Prokuroria sqaroi që i dyshuari pastaj na vazhdimësi përmes mesazhe ka kërcënuar vajzën dhe gruan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button