VMRO-DPMNE ka harxhuar 730 000 euro, BDI-ja 96 000 euro për fushatë

Dhjetë ditët e para fushata e VMRO-së ka kushtuar rreth 730 000 euro që janë harxhuar në spote televizive, tubime dhe billborde të ndryshme, njofton 24vesti.

Partia pjesën më të madhe  të këtyre mjeteve i ka borxh, ndërsa pjesa tjetër është paguar nga donacionet e ndryshme që sipas të dhënave deri më tani janë rreth 50.000 euro.

Edhe këtë fushatë, ashtu si në zgjedhjet parlamentare VMRO-DPMNE-ja e financon nga donacionet e personave fizik. Deri më tani, 50 persona kanë financuar nga 60.000 .

BDI-ja nga donacionet ka arritur të grumbullojë rreth 100 000 euro por partia ka qenë e financuar edhe nga firma të ndryshme që kanë donuar shuma të konsiderueshme.

Sipas të dhënave zyrtare ka harxhuar 96 mijë euro, pjesën më të madhe për reklama.
Për shkak të vonesës në paraqitjen e listave dhe kandidatëve në zgjedhje LSDM-ja do të raportojë në këtë drejtim, javën e ardhëshme

Lajme të ngjashme

Back to top button