Ndalohet publikimi i anketave

Siç bën të ditur Këshilli për Radiodifuzion (KRD), prej ditës së sotme mediat e vendit nuk kanë të drejtë të publikojnë anketa, hulumtime të mendimit publik. 

Sipas dispozitave ligjore, afati kohor gjatë të cilit vlen moratoriumi për anketat, ka filluar mesnatën e djeshme, 18 mars. 

Në njoftimin e KRD-së, thuhet se “në pajtim me Rregulloren për qasje të barabartë në mbulimin medial gjatë kohës së fushatës zgjedhore, televizionet dhe radiot duhet të kenë kujdes dhe të mos i publikojnë anketat deri para përfundimit të zgjedhjeve më 24 mars”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button