(Video) Kërcasin grushtat në Parlamentin e Ukrainës, rrahje masive!

Një rrahje masive ka shpërther sot në parlamentin e Ukrainës, mes deputetëve të partisë nacionaliste Svoboda, e cila është në opozitë dhe deputetëve të Partisë së regjioneve.

Shkak i kësaj rrahje ka qenë përdorimi i gjuhës ruse, repektivish asaj ukrainase në debatin parlamentar, njoftojnë mediumet lokale.

Deri te përplasja ndodhi menjëherë pas fillimit të seancës, gjatë fjalimit të kryetarit të Partisë së regjioneve, Oleksandar Jefremov, njofton agjencioni AFP.

Jefremov po fliste në gjuhën ruse, që shkaktoi mospranim nga ana e deputetëve të partisë Svoboda, të cilët filluan të bërtasin dhe u munduan ta pengojnë fjalimin e tij.

Siç njofton gazeta “Kyiv Post”, deputetët e partisë Svoboda kanë bërtitur “Duam që ai të flas në gjuhën ukrainase” dhe kanë kërkuar Jefremov të flas në atë gjuhë, ndërsa ai iu është përgjigjur “Kush janë ata që të më pengojnë në fjalimin tim..” duke i quajtur ata edhe neofashistë.

Në përgjigje të kësaj reaguan edhe deputetët partisë në pushtet, kur fjalën e ka marrë lideri i partisë Svoboda, Oleg Tjanjibok, i cili ka folur në gjuhën ukrainase.

Lajme të ngjashme

Back to top button