Besimi – Breth: Zgjedhjet fer dhe demokratike të rëndësishme për proceset eurointegruese

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, sot u takua me ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Breth. Qëllimi i takimit ishte këmbimi i mendimeve dhe prezantimi i masave dhe aktiviteteve që i ndërmer qeveria, me qëllim të mbajtjes së zgjedhjeve fer dhe demokratike.

Siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, Besimi u falenderua për mbështetjen pa rezervë të Misionit të OSBE-së në Shkup, në periudhën e kaluar, si dhe për të gjitha aktivitetet e ardhshme në lidhje me zbatimin e procesit zgjedhor korrekt dhe transparent.

Besimi dhe Breth, theksuan se prioritet i rëndësishëm i vendit paraqet mbajtja e zgjedhjeve lokale të qeta, korrekte dhe transparente, si në vetë ditën e zgjedhjeve, ashtu edhe gjatë fushatës zgjedhore.

Për shkak se komentet e OSBE/ODIHR-it do të reflektohen në Raportin pranveror të RM-së, Qeveria ndërmerr masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të marrjes së një raporti pozitiv nga Komisioni Evropian.

Zëvendëskryeministri Besimi informoi ambasadorin Breth për masat dhe aktivitetet të cilat ndërmerren në përputhje me rekomandimet e Raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2011, midis të cilave: realizimi i aktiviteteve dhe mbajtja e fushatave për fshehtësinë e votimit si mjet për luftën kundër frikësimit dhe për inkurajimin e qytetarëve; realizimin e fushatave për rritjen e numrit të atyre që kanë dokumente biometrike, masat e nevojshme për pastrimin e listës zgjedhore; përforcimi i resurseve të Këshillit për radiodifuzion për mbikqyrje të mbulimit televiziv dhe në radio të zgjedhjeve, si dhe realizimi i mbikqyrjes së mbulimit mediatik. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button