Retorika nacionaliste, rrezik për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Deklaratat me përmbajtje nacionaliste shtojnë mundësinë dhe rrezikun për incidente ndëretnike në Strugë dhe Kërçovë por edhe më gjërë. Këto deklarat nga partitë e të dy etniteteve më të mëdha në vend paraqesin rrezik real edhe për procesin zgjedhor në vend, madje ata provokojnë incidente që und të marrin përmasa edhe më të mëdha vlerësojnë analistët Mirjana Malevska dhe Bashkim Bakiu .

“Realisht me situatën e krijuar do të ishte e çuditshme nëse nuk do të kishte incidente  gjatë procesit zgjedhor. Është e pamundur që dy parti që realisht janë në koalicion të përdorin fraza të tilla nacionaliste. Kjo është për tu habitur. Klima e krijuar në këto zgjedhje ka tensionuar popullatën të cilët tashmë janë mobilizuar etnikisht dhe kjo nuk I shërben të ardhmes së vendit. Mendoj se ngjarjet e mundshme të këtyre zgjedhjeve do të jenë një mësim i mire për klasën politike në vendin tone dhe për mënyrën e veprimit të tyre në të ardhmen” theksoi Malevska.

Analisti Bashkim Bakiu vlerëson se fjalimi i kryeministrit nuk i ngjan atij të një kryeministri të një shteti multietnik, ai thekson se vetë fakti se ai shprehet ‘do të mbrojë çdo votë’, dëshmon se ka pasiguri në rregullshmërinë e procesit zgjedhor.

“Retorika e llojit ‘do të mbrojë çdo votë’ dëshmon pasigurinë dhe rrezikun që ndjen qeveria për mbarvajtjen e zgjedhjeve. Unë mendoj se beteja etnike më e theksuar do të jetë në qytetin e Kërçovës dhe duke pas parasysh deklarata e kampeve politike dhe qëndrimet e tyre në këtë komunë, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë incident të mundshëm”, përfundoi analisti Bashkim Bakiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button