(VIDEO) Policia ndalon 40 kilogram drogë në kufi me Shqipërinë

Në vendkalimin kufitar Qafëthanë, policia ka parandaluar kontrabandë të rreth 40 kilogramëve të marihuanës. 

Sektori për punë të brendshme bën me dije se kështu është ndërprerë një kanal ndërkombëtar i drogës në relacion Maqedoni-Shqipëri-Itali me destinacion të fundit Zvicrën.

“Mbrëmë policia ka ndaluar një kamion TVM Man me targa të Ohrit i drejtuar nga H.L (34) nga Struga. Droga është gjendur në pjesën e pasme të kamionit, në 19 hapësira në formë të dhomave të vogla në të cilat ka pasur bunkerë të posaçme për këtë mall” njoftojnë nga MPB. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button