CIVIL-i ka regjistruar mbi 1.000 shkelje zgjedhore, ofrohen edhe nuse për të pamartuarit

Kryetari i CIVIL-it, Xhabir Deralla thotë se mbikëqyrësit e tyre kanë regjistruar mbi 1.000 shkelje të Kodit zgjedhor dhe të parimeve për zgjedhje fer dhe demokratike.

Premtimet për punësime dhe kërcënimet për përjashtime nga puna, shpallje të reja për punësime në ndërmarrjet publike dhe shtetërore, punësime me kontratë në vepër në firma që janë realizuese të punëve për komunat, premtime ose kërcënime për ndërprerjen e ndihmës sociale, keqpërdorim të mjeteve shtetërore, korruptimi i votuesve me para dhe të mira materiale, keqpërdorimi i fëmijëve, realizimi i anketave fiktive, gjuhë e urrejtjes… Kjo është vetëm një pjesë e parregullsive, shkelje e Kodit zgjedhor dhe shkelje e parimeve për zgjedhje fer dhe demokratike që i kanë vërejtur grupet parandaluese dhe ekipet projektuese të organizatës joqeveritare Civil – qendrës për liri, gjatë periudhës së deritanishme parazgjedhore. 

Ekipet tona projektuese kanë regjistruar korruptim të të gjitha llojeve që mund të paramendohen, duke filluar nga pagesa e llogarive të rrymës, dhënia e parave për të votuar dhe për të shkuar në tubime – ky shpërblim rrotullohet prej 1.000 deri në 3.000 denarë, të mira materiale, si pako me ushqim, vaj për amvisëri, ndërsa kemi vërejtur se në disa vende një votë kushton 25 kilogram miell.

Madje, në një komunë rurale maqedonase ku jeton kryesisht popullatë mashkullore që janë të pamartuar, nga partia u kanë premtuar se do t’i martojnë nëse votojnë për ta në zgjedhjet lokale. Ky është njëri nga shembujt më eklatantë të manipulimit dhe të tërheqjes së trupit votues nga ana e partive politike.

Deralla thotë se problem i veçantë që vërehet është keqpërdorimi i fëmijëve dhe i të miturve në fushatën parazgjedhore.

“Fëmijët keqpërdoren duke qenë të pranishëm nëpër shtabe, për të ngjitur pllakate, aktivizëm onlajn etj., e poashtu ata marrin përgjegjësi për të organizuar anketa fiktive. Këtu duhet theksuar se mu këta fëmijë dhe të rinj janë burimet kryesore për promovimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale dhe kjo duhet të pengohet sa më shpejt.”

Lajme të ngjashme

Back to top button