Spasovski: MPB-ja e gatshme tu përgjigjet sfidave në lidhje me sigurinë e procesit zgjedhor

MPB-ja ka një nga rolet kryesore në zbatimin e procesit zgjedhor dhe merr të gjitha detyrimet e parashikuara në Kodin Zgjedhor – nga paraqitja e të dhënave të nevojshme për përditësimin e Listës zgjedhore, përmes sigurimit të kushteve për paqe, siguri të plotë, atmosferë fer dhe demokratike, si gjatë gjithë procesit zgjedhor ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, deri në sigurimin, marrjen dhe kthimin e materialit zgjedhor në KSHZ, deklaroi ministri Oliver Spaskovski deklaroi në video -fjalimin e tij, përcjellë Portalb.mk.

“Zgjedhjet gjithmonë përbëjnë provë të pjekurisë demokratike të një vendi. Kështu do të jetë edhe me zgjedhjet e shtata lokale të vitit 2021, në pragun e të cilëve jemi aktualisht. Detyra jonë e përbashkët nuk është vetëm të kalojmë me sukses atë provim, por edhe ta vendosim vendin tonë në një nivel të ri, më cilësor, i cili në fakt pritet të jetë qëllim themelor i të gjitha subjekteve politike”, tha Spasovski.

Sipas tij, zgjedhjet e qeta dhe demokratike sigurojnë të ardhmen e vendit dhe bën thirrje që në frymë zgjedhore festive të zgjidhjen përfaqësuesit e ardhshëm të qeverisjes lokale, siç i ka hije një vendi që është anëtar i NATO -s dhe është në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Bindja ime e thellë është se më 17 tetor, atdheu ynë do të kalojë provimin e tij të pjekurisë demokratike. Vetëdija politike e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriute për përgjegjësinë që kanë para së ardhmes së vendit të tyre është në një nivel të lartë. Integriteti i procesit zgjedhor varet nga respektimi i plotë i parimeve themelore demokratike, sipas të cilave qytetarët mund të shprehin lirshëm vullnetin e tyre përmes kutive të votimit, në një atmosferë paqësore, pa asnjë formë presioni, duke respektuar masat për mbrojtje kundër covid-19”, thotë Spasovski.

Spasovski thekson se MPB-ja është plotësisht e përgatitur për t’iu përgjigjur sfidave në lidhje me sigurinë e procesit zgjedhor.

Ministri për Punët e Brendshëm u bën thirrje para së gjithash bartësve të aktiviteteve zgjedhore, kandidatëve për kryetarë komunash dhe subjekteve politike që mbështesin ata kandidatë, që të lënë qytetarët të marrin vendimin e tyre.

“Lufta e ideve bazohet në programet e tyre zgjedhore, të cilat patën mundësinë t’i paraqesin gjatë fushatës elektorale. Tani është radha e qytetarëve që të bëjnë zgjedhjen sipas bindjeve të tyre”, tha Spasovski.

Ndryshe, zgjedhjet lokale mbahen më 17 tetor. Fushata zgjedhore filloi me 30 shtator dhe përfundon sot. Nesër është heshtje zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button