Deri më 15 tetor do të jetë i hapur panairi i librit në Bibliotekën e Shkupit

Në Bibliotekën Kombëtarë Universitare “Kirili dhe Metodi” në Shkup do të jetë i hapur panairi i librit edhe dy ditë, ku blerësit duke blerë dy libra, do të mund të marrin të tretën falas, transmeton Portalb.mk.

“Biblioteka Kombëtare dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, prej sot deri më 15 tetor organizon “Panair studentor të librit”. Në Panair mund të blihen tekste shkollore dhe doracakë e literaturë tjetër profesionale me çmime të panairit”, raportojnë nga Ministria e Kulturës, duke ofruar edhe ulje të çmimit për qytetarët që duan të anëtarësohen në BKU.

Biblioteka do të ofrojë libër falas sipas dëshirës së blerësit, në rast se blerësi do të blejë dy libra, duke zgjedhur nga klasikët letrar, veprat bashkëkohore vendore dhe botërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button