Paraburgim për 30 vjeçarin për prishjen e varrit dhe vjedhjen e arit të kufomës, Prokuroria e Maqedonisë së Veriut po e heton rastin
Qytetari 30 vjeçar nga Kumanova po hetohet në lidhje me shkatërrimin e një varrit, hapjen e arkivolit dhe vjedhjen e stolive të kufomës, transmeton Portalb.mk.
“Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka filluar procedurat ndaj një 30 vjeçari për kryerjen e veprës penale – Vjedhje e rëndë në bazë të nenit 236, paragrafi 1, pika 1 në lidhje me nenin 19 nga Kodi Penal”, raportojnë nga Prokuroria.
Ata dyshohen se në mesnatë kanë hyrë në Varrezat e Qytetit në Kumanovë duke e larguar mermerin që e ka mbuluar varrin, duke gjurmuar pastaj derisa e kanë gjetur arkivolin. Pasi kanë filluar të kërkojnë, nuk kanë arritur të gjejnë stoli ari në trupin e kufomës.
Prokuroria për këtë arsye ka kërkuar nga Gjykata t’i caktohet masë paraburgimi të dyshuarit, derisa dy të dyshuarit tjerë tashmë janë në burg për një vepër tjetër penale.