“Shkenca për fëmijët” shpalli konkurs për video një minutëshe në temën e shkencës

“Shkenca për fëmijët” shpalli thirrje për të rinjtë nga vendi për bërjen e videove një minutëshe në gjuhën maqedonase në temën e shkencës. Ata kërkojnë të bëhet video në të cilën në mënyrë ‘cool’ do të shpjegohet ndonjë koncept shkencor (ligj, rregull ose eksperiment), pas së cilës videoja një minutëshe duhet të publikohet në çdo rrjet social me hashtagun #ShkencaPërFëmijë deri më 20 tetor, ndërsa në e-mailin: [email protected] duhet të dërgohet link të videos së publikuar, përcjellë Portalb.mk

Organizatorët thonë se videoja një minutëshe duhet të paraqesë një koncept shkencor, por të ketë edhe moment argëtimi, zgjuarsie dhe humori.

Për videot më të mira do të pasojnë çmime, edhe atë çmimi i parë: Notebook Samsung Chromebook 4 Plus N4000; çmimi i dytë: Tablet PC Samsung Galaxy Tab A7 Lite T225; çmimi i tretë: Kufje Samsung Buds +. Çmimi special për popullaritetin e videos një minutëshe në TikTok është Nintendo Switch.

Shkencëtarët e ekipit “Shkenca për fëmijët” do t’i shqyrtojë në detaje të gjitha videot që do të marrin pjesë në konkurs dhe do t’i rendisin ato sipas kritereve. Fituesit e çmimeve do të shpallen më 25 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button