Një grua kapet në Aeroport duke tentuar të fusë 11 kg stoli argjendi në Kosovë

Në pikë kalimin kufitar të Aeroportit oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendit, raporton Koha.net. Njësitet antikontrabandë kanë zbuluar se një udhëtare në Aeroportin e Prishtinës ka tentuar të fusë argjend të padeklaruar nga Turqia.

“Njësitet Antikontrabandë kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje. Pasi që pala ka hyrë në kanalin e gjelbër është selektuar për skanim të valixhes dhe kontrolle, në njërën nga valixhet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Gjithsej, njoftohet se kanë qenë stoli argjendi 11.2 kg – unaza, vath, qafore, hallka dore, zinxhirë dore dhe qafe, etj. Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button