Këtë muaj do të takohen përsëri komisioni për histori i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Çështjet historike dhe ato të arsimit, do të shtjellohen përsëri më 21 dhe 22 tetor të këtij viti në Komisionin e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Ky takim vjen katër muaj pas takimit të fundit, ndërsa akoma nuk është përcaktuar rendi i ditës për takimin e këtij muaji. Takimi planifikohet të mbahet në formë online.

“Intelektualët duhet të jenë më të mëdhenj se politikat, gjegjësisht duhet të tregojnë dhe rekomandojnë si duhet të tejkalohen pengesat dhe të marrin rolin e ekspertit dhe përgjegjësin që e kanë në shoqëri”, deklaroi Petar Todorov, duke vlerësuar që historianët dhe ky Komision nuk verifikon të vërteta historike dhe nuk si të lexohet e kaluara.

Ai vlerësoi që politika duhet të krijojë kushte që Komisioni të jep rekomandime të duhura, ndërsa çdo deklaratë që nxit antagonizma dhe probleme do të jetë kundërproduktive.

Ndryshe, gjatë këtij viti pritet të mbahet edhe një takim tjetër, por akoma nuk është konfirmuar. Përmes këtij komisioni pritet të gjendet zgjidhje për problemet historike që gjendet në librat historisë në shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button